Boluspor i shqiptarëve mori një fitore 0-3 dje ndaj Kecierengucu në transfertë, për javën e pestë në ligën e parë turke. Në fushë për miqtë ishin Selmani, Roshi dhe Dejvi Bregu. Vlonjati ka qenë deçiziv për të tijtë, duke dhënë dy pasime finale për golat e dytë dhe të tretë.
Do duhej minuta e 35 që Bregu të pasonte për Ozyurek, për golin e qetësisë, teksa pas pesë minutash do bënte të njëjtën gjë për Kasongo. Bregu me performacën në këtë duel u shpall njeriu i sfidës. Duket se vlonjati është përshtatur mirë në ekipin e ri, duke I dërguar “sms” trajnerit Edy Reja për një vend në Kombëtare.