Mbrëmjen e djeshme është luajtur takimi mes Bazel – Arsenal, ndeshja e fundit e grupeve, ku Bazeli humbi 1-4 ndaj Arsenalit.
Titullarë në skuadrat respektive ishin dhe vëllezërit Xhaka, Granit Xhaka tek Arsenali dhe Taulant Xhaka tek Bazeli.
Pas takimit, pavarësisht humbjes në fushë të njërit prej vëllezërve, të dy i kanë kushtuar nga një dedikim special njëri-tjetrit, ku shprehin dashurinë mes tyre dhe se të dy do të jenë bashkë, në humbje dhe fitore.
Në një video të shkurtër me një mbishkrim mbi të, shkruhet:
“Nuk ka rëndësi nëse fiton ai apo unë, nëse humbet ai ose unë humbas, ne jemi dhe do te jemi gjithmonë bashkë. Të dua shumë vëllai im”