Vllaznia do të përballet me Luftëtarin në “Loro Boriçi”, në kuadër të javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Të besuarit e Mirsad Jonuz do të kërkojnë kthesën në shtëpi, me Luftëtarin që njëjtë si shkodranët kanë pësuar humbje në ndeshjen e fundit.
Klubi shkodran ka publikuar çmimet e biletave. Bien në sy çmime të lira, teksa tribuna “përballë” do të kushtojë 300 lekë. Ndeshja mes dy ekipeve do të zhvillohet të shtunë, në orën 14:00.
Njoftimi i Vllaznisë:
KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë me Luftëtarin që luhet të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:
E premte 10:00- 14:00 dhe 17.00- 20.00
E shtune 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes
Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për ta fituar atë.