Maratanas debuton me fitore te skuadra e Luftëtarit. Trajneri grek e kishte herën e parë në Superligë dhe ndaj Flamurtarit debutoi me 3 pikë. Në fund të ndeshjes për “SuperSport”, Marantas është shprehur i lumtur për fitoren.
“Ishte shumë e rëndësishme që morëm 3 pikë. Ekipi jonë e kishte të nëvojshme këtë gjë pasi jemi një skuadër me djem të rinj dhe kjo fitore edhe në një moment të mirë.
Siç thash ekipi është me çuna të rinj. Nuk e kanë eksperiencën që ne të shkojnë deri në fund të vitit. Do presim të shkojmë deri në merkaton e janarit për të parë lojtarë të rinj dhe me eksperiencë dhe unë jam shumë i kënaqur nga skuadra për momentin dhe mund edhe të vazhdojmë kështu deri në fund”.
Objektivi? “E di që kampionati ka skuadra me më shumë cilësi se Flamurtari dhe me shpenzime të larta në merkato. Ajo që pres unë është që të punojmë në disa aspekte të tjera të lojës që të marrim fitore të tjera. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë për nem derisa në të marrim pikë ndaj çdo ekipi”.