Tekniku i Juventusit Massimiliano Allegri mendon se Cristiano Ronaldo nuk ka nevojë për pushime. Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë deklaroi në konferencën e sotme për shtyp përpara takimit të nesërm me Chievon se ylli portugez do të debutojë në Serinë që në Veronë.
Ai theksoi se ka disa ide se në cilin pozicion të fushës mund të vendosë 33-vjeçarin, por nuk ka harruar t’i quajë sukseset dhe statistikat e ish-futbollistit të Realit të Madridit si “testament”.
“Ronaldo do të bëjë debutimin e tij. Kam disa ide se si mund të luajmë, por kam nevojë të shikojë disa ndeshje të tjera dhe seanca stërvitore për të kuptuar gjithçka”, deklaroi Allegri.