Mario Vrushaj i cili u transferua në kampionatin hollandez te Williem II ka debutuar me gol në sfidën e sotme. Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen nga stoli dhe hyri si zëvendësues, por në minutën e fundit të ndeshjes u kthye në protagonist duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.
Një nisje fantastike për Vrushaj pasi aventura e tij e re nis pikërisht me gol. Një lojtar cilësor që mund ti shërbej shumë dhe Kombëtares shqiptare në të ardhmen.