Trajneri Sulejman Starova ka pasur një debat dje me njërin nga tifozët e Partizanit, pikërisht në momentin që ndeshja ishte 1-1, pak minuta para se Botev të shënonte golin e dytë.
Tifozi i revoltuar nga loja e të kuqve iu drejtua trajnerit Starova:” Çfarë është kjo lojë kështu? Ti je fajtori, a e ke bërë ti ekipin?”.
Një pyetje që ka marrë përgjigje direkte nga Starova: “Ekip leshi. Kam vetëm 7 lojtarë. Tani po bëhet ekipi”.