Shumë është përfolur për një largim të tij, por asnjëherë nuk ka ndodhur. Rodrigo De Paul foli për Udinese TV menjëherë pas triumfit 0-1 në shtëpinë e Sassuolos. Ai u shpreh i lumtur për atë çka ka dhënë për atë fanellën, ndërkohë që sa i përket të ardhmes, nuk mohohet dëshira për të luajtur në Champions League. Kujtojmë që De Paul ka qënë një nga objektivat kryesor të Interit.
”Udinezja më ka bërë të rritem shumë dhe më ka bërë të bëhem një lojtar që mund të luaj më shumë role. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka, shpresoj që njerëzit të jenë të kënaqur me atë që kanë bërë. Ëndërroj të luaj në Champions League dhe të luftoj për të fituar titullin” – tha mesfushori.