Napoli bind mesfushorin të rinovojë kontratën. Piotr Zielinski do të jetë pjesë e klubit edhe për disa sezone të tjera.
Presidenti De Laurentis ka gjetur akordin me lojtarin dhe firma do të vijë pas mbarimit të pandemisë së coronavirusit.
Zielinski është një nga lojtarët kyç të skuadrës prej dy sezonesh dhe Napoli nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e tij.
Pas trajnerit Gatusso, do të jetë polaku që do të firmos kontratën e re me klubin napoletan. Mbetet ende e parqartë situata e Hysajt pasi mbrojtësi shqiptar ka një kontratë që përfundon në fund të sezonit.