Manchester United po mendon për portierin e ri të skuadrës për sezonin e ri. Gafat e bëra gjatë këtij sezonin nga De Gea kanë bindur drejtuesit e klubit për të lejuar largimin e tij. Gardiani spanjoll ka oferta nga PSG-ja, por edhe nga disa klube të ndryshme dhe në këtë mënyrë pritet të largohet. Drejtuesit e skuadrës angleze janë vënë menjëherë në kërkim për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Navas i Real Madridi ishte emri përfolur, por ditën e sotme ka dal në skenë dhe një tjetër emër. Bëhet fjalë për Cillessen, portieri i dytë i Barcelonës. Holandezi nuk ka luajtur shumë në Spanjë dhe nuk e përjashton një largim nga Barcelona.