Emri i trajnerit të Shqipërisë, Xhani De Biazit, së fundi rezulton si kandidat për shumë skuadra kombëtare, por edhe klube të njohura italiane, ku i fundit është Palermo. Më parë trajnerit të kuqezinjve i ka dalë emri për stolin e Italisë, Ukrainës, Anglisë, Rumanisë etj, ndërkohë që ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë. Eshtë e drejtë që të ketë oferta për të, pas paraqitjes së Kombëtares sonë në Francë, por ajo që çudit është se asnjëherë trajneri italian nuk thotë “jo”. E paska vërtet të vështirë ta thotë këtë dhe gjithmonë bën diplomatin, duke përdorur shprehjen “do të më pëlqente të drejtoja”. Si italian që është, nuk do të “prishet” me asnjë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.