Tirana arriti të fitonte 1-2 ditën e djeshme në derbi ndaj Partizanit pas më shumë se 5 vitesh. Një fitore që ka sjell shumë gëzimin te tifozët bardheblu që e prisinin një gjë të tillë për një kohë kaq të gjatë.
Një prej tifozeve të Tiranës, Marsida Najdeni nuk ka harruar të kujtoi edhe ish-legjendën e bardhebluve, Selman Stermasi. Ajo I kushtuar edhe një poezi, por gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi të rrallë të ish-presidentit Stermasi me veshje tiranse të dhuruar nga familja Stermasi.