Ish-sulmuesi i Flamurtarit Danilo Alvesit dha një paraqitje pozitive ditën e sotme në ndeshjen e kampionatit të futbollit në Kazakistan midis Astanas dhe ekipit të tij Okzhetepes, e cila u fitua nga kryeqytetasit 2-1.
Megjithatë, braziliani dha kontributin e madh duke ndihmuar shokun e tij të ekipit, sulmuesin Artjom Dmitrijev të realizonte golin e Okzhetepes në minutën e 69-ë të ndeshjes.
Pavarësisht humbjes, paraqitja e futbollistit brazilian tregon se ai po përshtatet më së miri me ambientin e ri.
Alves bashkë me një pjesë të titullarëve të Flamuartarit: Torassa, Alla, Siljanovski dhe Busic u larguan nga klubi vlonjat për shkak të problemeve financiare të vonesës së pagave prej shumë muajsh. Ai nuk u kthye në Vlorë kur nisi faza e tretë e kampionatit duke u “arratisur” nga Brazili drejt Kazakistanit.