Sot, Skënderbeu do të luajë kundër Flamurtarit në kuadër të javës së 19-të të Superiores. Kampionët e Shqipërisë janë përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, e cila do të jetë e rëndësishme për ecurinë e skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit. Trajneri i bardhekuqve, Ilir Daja ka zbuluar formacionin titullar që do të zbresë në fushë kundër Flamurtarit.
Në portë do të jetë i përhershmi Shehi, ndërsa në mbrojtje janë vendosur Mici-Radas-Jashanica-Vangjeli. Në mesfushë, tekniku kryeqytetas ka menduar të hedhë Nimaga, Orelesi dhe Lilaj. Ndërsa në sulm do të jetë Sebino Plaku i mbështetur nga Latifi dhe Xhejms Adenji.