Skënderbeu pas humbjes ndaj Tiranës pret në shtëpi, Teutën. Një tjetër kundërshtar të fortë në kampionat, por në Korçë besojnë te rezultati pozitiv, Trajneri Daja në konferencën për shtyp u shpreh se Teuta është një kundërshtar i fortë dhe këtë gjë e ka treguar në 4 javët e para.
“Është një ndeshje e vështirë për atë çfarë ka bërë kundërshtari në 4 javët e para. Ne nuk kemi rrugë tjetër megjithë pjesën e dëmtimve, nesër do të hedhin në fushë të gjithë lojtarët përvveç Muzakësh në mënyrë që ta dërgojmë skuadrën në mesin e tabelës.
Pa mbështetjen e tifozëve është e vështirë, nuk do të gëzojmë gjatë gjithë kohës, por ashtu siç do gëzohemi duhet edhe të hidhërohemi të gjithë sëbashku”.