Ilir Daja ka folur pas ndeshjes me Laçin, ku Skënderbeu u kualifikua pas fitores minimale në shtëpi. Trajneri i korçarëve deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“E kemi thënë dhe kemi përdorur gjithë 11-shen për të ulur nivelin e paragjykimit. Shfaqëm pak lodhje, pasi kemi zhvilluar 2 ndeshje në 4 ditë. Ishim në presion psikologjik, megjithatë tashmë jemi të qetë që shkuam më tej. Sot do i knaqem kalimit në gjysmëfinale. Dua të përqëndrohemi për ndeshjen e radhës në Gjirokastër.
Jo vetëm unë, por është objektivi i klubit të luftojmë në të dyja frontet. Sot treguam që mund t’ia dalim, pasi mundëm një ekip të fortë siç është Laçi. Performanca nuk ishte në nivelin e duhur. Edhe nëse fitojmë në çdo ndeshje me 1-0, prap në rregull jemi”, përfundoi tekniku i Skënderbeut.