Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit më të madh individual ‘Topi i Artë’.
Ronaldo nuk pritet të jetë pjesë e ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimit pasi gjendet në Japoni me skuadrën e tij, për përgatitje për ndeshjet e Botërorit të klubeve.
Fituesi i ‘Topi i Artë’ pritet të mësohet në orën 21:00 dhe në garë janë tre futbollistë, ku së bashku me Ronaldon, në treshe gjenden edhe Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.