Skënderbeu ka nisur ditën e djeshme përgatitjet për sfidën e radhës. Bardhekuqtë e Korçës do të luajnë përballë Luftëtarit, takim i vlefshëm për javën e katërt të Superiores. Trajneri Agostineli duket se është i vendosur për të vijuar serinë e fitoreve, teksa ditën e sotme ka planifikuar një test brenda skuadrës me lojtarët që aktivizohen më pak. Në dispozicion për këtë “miqësore” klubi ka vënë edhe ekipin e të rinjve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.