Çudirat në futbollin shqiptar duket se nuk kanë fund. Ardit Demiri, mesfushori 20-vjeçar i lindur në Tetov firmosi më datë 8 qershor me skuadrën e Llapit në Superligën e Kosovës.
Njoftimi u bë edhe nga klubi kosovar në rrjetet sociale, ndërsa më pas postimi u fshi e siç duket palët kanë prishur akordin. Mesfushori nuk ka pritur shumë kohë dhe më datë 19 qershor firmosi me skuadrën e DC Voska Sport, skuadër e ligës së dytë të Maqedonisë. Veprime amatore që bëjnë klubet shqiptare që prezantojnë lojtarë dhe më pas i largojnë pa debutuar ende.