Korabi po luan në transfertë kundër Erzenit, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë. Dibranët janë ndëshkuar në minutën e 25-të dhe më pas në të 36′ nga Pasha. Por, ajo që bie në sy është se në klubin e Korabit gjejnë kohë edhe gjatë ndeshjes për t’u marrë me rastet e diskutueshme, për më tepër i pasqyrojnë në kanalin zyrtar në facebook. Kështu klubi ka hedhur një postim gjatë ndeshjes, ku akuzon arbitrin se goli ka qenë i paregullt.
Positmi i KF Korabi:
Minuta 25
KF Erzeni 1-0 KF Korabi
Dyshohet për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi Shijakas në momentin e golit”, shkruan klubi dibran në “Facebook”.
Urojmë që ky sezon i ri që ka startuar sot, të na surprizojë në fushë dhe jo me “bëmat” e klubeve.