Eksperienca e sulmuesit brazilian, Emerson, i cili firmosi me Vllazninë vetëm pak ditë më parë nuk ka nisur në mënyrën e duhur.
28 vjeçari që u zyrtarizua vetëm të premten me klubin shkodran “dështoi” në testet fizike, ku i është dashur të udhëtojë drejt Tiranës për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Që prej ardhjes së tij te kuqeblutë, Emerson nuk ka zbritur për asnjë moment në fushë, çka ngjall dyshimet se dëmtimi është i mbartur. Një fakt i çuditshëm ky, që nxjerr edhe njëherë në pah problemet që klubet shqiptare kanë në nivel profesional.
Vllaznia i ka ofruar kontratë një futbollisti të dëmtuar, e që mbetet ende në pikëpyetje nëse do të zbres në fushë për shkodranët të paktën për një minutë të vetme.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.