Kemi hasur shpesh emra të çuditshëm, por emri i këtij djaloshi do të jetë vërtetë i veçantë.
Ai quhet Efmamjjasond González dhe është futbollist. Kolumbiani i ditëlindjen 1999 mbulon rolin e sulmuesit kryesor dhe aktualisht është në provë te skuadra argjentinase e San Lorenzo. Deri këtu asgjë për tu çuditur, pasi gjatësia prej 1.80 metra e dallon atë nga moshatarët e tij.
Ajo që ka çuditur botën e futbollit është emri i tij i veçantë, Efmamjjasond. Po t’i numëroni janë 12 shkronja dhe korrespondojnë me shkronjën e parë të çdo muaji. Po po, e lexuat mirë. Me shkronjën e parë të çdo muaji të vitit.
Fakt interesant ky, me 19 vjeçarin që përveçse talentit pritet të bëj diferencën edhe me kuptimin e emrit të tij, i cili është absolutisht i veçantë.