Në stadiumin “Zeqir Ymeri” u luajt sfida ndërmjet Kukësit dhe Flamurtarit, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të verilindorëve. Por një situatë e çuditshëme ka ndodhur në fundin e ndeshjes. Arbitri Olsi Sokoli ndaloi lojën në minutën e 92-të, pasi Alvesh bëri faull në hyrje të zonës së Kukësit, duke dëmtuar Shametin e Kukësit.
Për gjyqtarin ishte edhe karton i verdhë, të cilin e mbante në dorë. Lojtarët e Flamurtarit nisën të protestonin dhe më pas e bindën që të fuste kartonin në xhep, pasi do të ishte i dyti për Alvesh që do të thotë karton i kuq dhe një mungesë e rëndësishme për ndeshjen e radhës kundër Partizanit. Por kjo nuk ndodhi dhe sërish çuditë janë prezente në kampionatin shqiptar. Për më shumë shihni videon e mëposhtme.