Juventus tashmë e ka të qartë se nëse nuk fiton Champions League këtë sezon, trajneri Massimiliano Allegri do të shkarkohet. Përveç emrit të Zinedine Zidane, që është përzgjedhur si i pari në listën e dëshirave të Juventusit, pas tij është dhe tekniku i Manchester City Pep Guardiola. Këtë lajm e bën me dije “Tuttosport”, bardhezinjtë duan të transformojnë futbollin e tyre nga “catenaccio” në “tiki-taka” duke shtuar spektaklin në fushë, por dhe trofetë duke parë “kabinetin e pasur” që katalanasi Guardiola ka krijuar në 11 vite si trajner elitar.
Një tjetër arsye që ka nxitur Juventusin t’i besojë Guardiolës është se spanjolli ka drejtuar në 3 ligat nga 4 ligat më të forta të botës dhe Italia është destinacioni i fundit ku duhet të mbërrijë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.