Ish-trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ishte ndër të paktët njerëz që parandjeu se Liverpooli sonte mund ta eliminonte Barcelonën nga Champions League, edhe pse sfida e parë gjysmëfinale në “Camp Nou” përfundoi 3-0 për katalanasit.
Një javë më parë, tekniku veteran francez pas fitores së Barcelonës theksoi se stadiumi i Liverpoolit “Anfield Road” është nga ato stadiume ku askush nuk dëshiron të luajë ndeshjen e kthimit eliminator.
“Anfield-i është i vetmi vend, ku ti nuk do të dëshiroje që të luaje ndeshjen e kthimit”, u shpreh 69-vjeçari.
Mesazhi i tij nuk u përfill nga shumë njerëz, por sot secili “ul kapelen” para Wengerit për atë se çfarë paralajmëroi.