Me kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë që po shkojnë drejt “finishit”, 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë Tirana, Luftëtari, Kukësi dhe Skënderbeu nuk do të prononcohen për mediat.
“RTSH Sport” konfirmon se ekipet pretendente për trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar do të impenjohen maksimalisht për ndeshjet e kthimit për të shmangur shpërqëndrimin nga media.
Duke parë që nga ana tjetër, të paktën për 3 skuadra (Tirana, Luftëtari dhe Kukësi) nuk janë mbyllur akoma llogaritë për mbijetesë dhe Europë, klubet nuk duan të mendojnë për pjesën jashtë fushës, por për të dhënë më të mirën në javët e mbetura të sezonit.