Mbrëmjen e sotme Juventusi dhe Milani kanë luajtur ndeshjen e finales së Superkupës së Italisë me rezultatin 1-0. Njeriu i mbrëmjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili ka arritur të shënojë golin me kokë në minutën e 61-të.
Pas ndeshjes, në një prononcim të dhënë për “Rai Sport” është shprehur se ndihet shumë i lumtur për golin dhe këtë ia dedikon të gjithë tifozëve bardhezinj.
“Unë jam shumë i lumtur, ishte ajo që dua. Kemi fituar titullin e parë me Juventusin, kemi dashur të bëjmë më të mirën për ta nisur vitin 2019″. Duhet të vazhdojmë hap pas hapi, qëllimi ishte që të fillojmë mirë, tani duhet të punojmë qetësisht për qëllimet e tjera. Kampionati është qëllimi kryesor i Juventusit, por është ende një rrugë e gjatë, ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Goli im shkon për tifozët, për familjen time dhe për miqtë e mi, por edhe për të gjithë ata që e duan Juventusin dhe Cristiano Ronaldon”.