Cristiano Ronaldo mund ta lërë Juventus përpara përfundimit të kontratës. Juventus është gati për planin e rinovimit. Në mes të verës së ardhshme dhe asaj të 2021, drejtuesit kanë si qëllim të përtërijnë skuadrën a me Maurizio Sarri. Senatorët Buffon dhe Chiellini duhet ta lënë futbollin dhe të vënë këpucët e tyre në sirtar pothuajse brenda vitit.
Ndryshe mund të jetë e ardhmja e Khedira, I cili do të përshëndesë Turin verën e ardhshme për t’I lënë hapësirë më të rinjve në klubin bardhezi. Pas zgjatjes së qëndrimit edhe për një vit, Matuidi duhet të konfirmohet tashmë, edhe pse një alternativë joshëse mund të ndryshojë skenaret e kampionit.
E paqartë mbetet edhe e ardhmja e Crsitiano Ronaldo: CR7 do të jetë në vëmendjen e projekteve sezonin e ardhshëm, por në verë të 2021 ai mund të lërë Juventus, siç shkruan ‘La Gazzeta dello Sport”. Edhe mbajtësi pesë herë i topit të artë muk do t’I shpëtonte përtëritjes së klubit, drejtuar nga Andrea Agnelli, duke përshpejtuar kështu lamtumirën e Ronaldos, pavarësisht përfundimit të kontratës me 30 Qershor, 2022. Juve duhet të përgatitet së shpejti për një cikël të ri pa Ronaldon…