Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për COVID-19. Trajneri i Bayern Munchen mungoi në fitoren e skuadrës së tij kundër Benficas, e vlefshme për Champions League.
Ai kishte simptoma dhe menjëherë u karantinua. Ekipi i tij arriti të triumfonte me rezultatin 4-0, teksa ishte i detyruar t’i shihtë nga larg. Është klubi gjerman që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ka bërë me dije:
“Julian Nagelsmann, 34-vjeç, trajneri i FC Bayern Munich, doli pozitiv në testin për koronavirus, megjithëse është plotësisht i vaksinuar. Ai do të rikthehet në Gjermani i vetëm me aeroplan mjekësor dhe do të futet në izolim”.