Situata me Covid-19 në Shqipëri nuk aspak e mirë. Dita ditës raste me infektime po rritem dhe ky virus ka prekur sërish futbollin shqiptar. Këtë herë jo në Superligë, por në Kategorinë e Parë e kryesisht te Lushnja.
Para derbit ndaj Tomorit, dy lojtarët të skuadrës lagunare janë infektuar me Covid-19 dhe dy të tjerë janë në dyshim e në pritje të përgjigjes së tamponin. Bëhet fjalë për Dionis Musakun dhe Adriatik Bashën që kanë rezultuar pozitivë, ndërsa në pritje të tamponit që dyshohen se mund të jenë prekur janë edhe mesfushorë Fabian Bllaçkollari dhe Aldo Qoshku.
Fillimisht për Musakun dhe Ballën u tha se ishin të dëmtuar, por të dy lojtarët janë pozitivë me Covid-19 dhe janë karantinuar për të shmangur infektimin e pjesës tjetër të skuadrës. Sfida ndaj Tomorit do të luhet ditën e nesërme në orën 14:00.