Pas një periudhe 14 ditore në karantinë dhe zhurmës në mediat italiane se Franck Kessie ishte i prekur me Covid-19, lojtari afrikan është rikthyer në stërvitje me Milan, pasi edhe në testin e dytë doli negativ.
Serie A ka marrë dritën jeshile për rinisjen e garës në mesin e qershorit, ndërsa Milan është përforcuar kështu me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë. Trajneri kuqezi pritet t’i ketë të gatshëm të gjithë lojtarët, ndërsa pas vështirësive të hasura edhe Kessie është bashkuar me grupin.