Përballja e Khabib Nurmagomedov ndaj Tony Ferguson është anulluar. Pandemia e Covid-19 ka bërë që të anullohet edhe ky takim në UFC. Kampioni rus i peshave të lehta e ka të pamundur të lëvizë nga Rusia për shkak të masave që ka marrë qeveria vendase.
Ky duel ishte programuar të luhej më 18 prill në Brooklyn, por mbyllja e kufinjëve ka bërë që kjo ndeshje të anullohet përfundimisht.
Përpjekjet e tij për të dalë nga Rusia nuk janë miratuar dhe në një deklaratë të postuar sot në mbrëmje, Khabib ka konfirmuar se sfida është anulluar.