Philippe Coutinho do të qëndrojë te Barcelona edhe në sezonin e ri. Kishte shumë aludime të cilat bënin me dije që ylli brazilian do të largohet nga katalanasit, mirëpo janë drejtuesit e klubit që kanë shuar çdo zë. Kjo, pasi trajneri Ronald Koeman u ka kërkuar atyre që ish-lojtari i huazuar te Bayern Munchen duhet të qëndrojë në Camp Nou.
Mundësia e vetme e largimit të tij, është vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e lartë për blerjen e tij. Kujtojmë që në edicionin e shkuar ai ishte pjesë e Bayern Munchen, skuadër me të cilën bëri mirë. Por, në fund gjermanët nuk pranuan të blinin kartonin e 28-vjeçarit për shifrën e 120 milionë eurove.