Coronavirusi po tremb Europën. Vende të ndryshme kanë marrë masat konkrete, teksa pas kampionatit italian ku u shtynë disa takime, është Zvicra që ka marrë vendimin drastik. Këtë të premte, Liga Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e Super Ligës dhe ato të Challange League.
Megjithëse të prekurit në vendin alpin janë të pakët, është parë e arsyeshme që kampionati të mos zhvillohet këtë fundjavë. Nuk ka asnjë njoftim për javët që vijnë, teksa mendohet që stadiumet të “kyçen” për sigurinë e tifozëve. Të njëjtin fat kanë pasur edhe aktivitetet e tjera sportive në Zvicër, si Hokeji në akull apo kampionati i skive.