Uljet e pjesshme të pagave prej 25 përqind do të fillojnë me pagesën dy herë në muaj të lojtarëve, që duhet të bëhet më 15 maj.
NBA ka arritur një marrëveshje me Shoqatën Kombëtare të Lojtarëve të Basketbollit që të ulë 25 përqind të pagës për secilin lojtar nga 15 maj e në vazhdim, për shkak të mbylljes së sportit, si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Marrëveshja do të sigurojë një ulje graduale të pagave të lojtarëve në rast se pjesa tjetër e sezonit do të anullohet.
Raportohet se paratë do të vendosen në dorëzani – një masë e përkohshme ku paratë do të mbahen nga një palë e tretë – që në një moment të dytë të përdorën për të paguar lojtarët nëse pjesa e mbetur e sezonit do të luhet.
Mediat shprehen se uljet e pagave do të vazhdojnë gjatë dy muajve të parë të sezonit 2020-21 të NBA.
Kujtojmë se NBA nuk ka zhvilluar asnjë lojë që nga 11 Marsi dhe akoma nuk është vendosur se kur do të rifillojë kampionati. Sezoni i rregullt i NBA ishte planifikuar të përfundonte të Mërkurën e kaluar (15 Prill).