Veç futbollit, asnjë aktivitet tjetër në Shqipëri nuk ka nisur për shkak të pandemisë së Coronavirusit. Kësisoj, klubi i Vllaznisë është detyruar të gjejë një zgjidhjet për lojtarët e vet.
Sot, bëhet me dije që është arritur marrëveshja me Vllaznimin në Gjakovë, Prishtinën dhe Bashkimin për të huazuar disa nga basketbollistët për të mos qëndruar pushim. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmërohej:
“Klubi i Basketbollit Vllaznia në kushtet e pamundësisë për fillimin e sezonit sportiv 2020-2021 si dhe të zhvillimit të procesit stërvitorë ka arritur marrëveshje huazimi për lojtarët kuqeblu Robert Shestani tek KB Vllaznimi në Gjakovë, Daniel Lekndreaj tek Sigal Prishtina në Prishtinë si dhe Julian Hamati tek KB Bashkimi në Prizren. Ndërkohë që drejtuesit kuqeblu po punojn për transferimin e lojtarëve të tjerë në kompeticionet zhvillimi i të cilave është i mundur i urojm lojtarëve tanë suksese”.