Pandemia e Coronavirusit ka gjunjëzuar botën ku ka infektuar miliona vetë në gjithë rruzullin. Së fundmi, Venderlei Luxemburgo ka bërë me dije se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.
Ish-trajneri i Real Madrid, i cili tashmë drejton Palmerian, ka deklaruar se është karantinuar dhe nuk ka asnjë simptomë.
“Kam dalë pozitiv dhe tani jam në karantinë në shtëpi. Jam i qetë dhe nuk kam dhimbje. Për mua po kujdesen doktorët e Palmeiras”, tha ish-trajneri i Real Madridit përmes një postimi në Tëitter.