Situata e krijuar nga Coronavirus në futbollin italian nuk është aspak normale. Deri më tani raportohen mbi 5800 të prekur nga Coronavirus në Itali, e teksa rastet vazhdojnë të rriten, ndalimi i zhvillimit të edicioneve futbollistike është kryefjala për botën e sportit.
Shqetësimi është ngritur nga Presidenti i Sindikatës së Futbollistëve në Itali, Damiano Tommasi, i cili me anë të një shkrimi në Tëitter bëri thirrjen për ndalimin e kampionateve. “Le të ndalojmë kampionatin! Çfarë duhet më shumë? Ndaloni futbollin” shkruan Tommasi në Tëitter.
Ditën e nesërme në Seria A pritet të luhen 5 ndeshjet e cila u anulluan disa ditë më parë. Të gjitha sfidat do të luhen me dyert e mbyllura.
Fermiamo il campionato !! Serve altro? Stop football!! #coronavirus #primalasalute @figc @assocalciatori @Lega_B@LegaProOfficial @SerieA@UEFAcom @FIFProhttps://t.co/k1dz8IzBR9
— Damiano Tommasi (@17tommasi) March 7, 2020