Inter përballet me Crotonen të shtunën në orën 18.00, në kuadër të Serisë A. Zikaltërit janë afër titullit kampion pas shumë vitesh mungesë, teksa diferenca me vendin e dytë është e madhe. Kolarov dhe Vidal nuk do jenë për këtë 90 minutësh, për shkak dëmtimi. Mos-prezenca e këtyre 2 futbollistëve nuk është një problem për Conten, pasi nuk bëhet fjalë për titullarë fiks. Në krahun tjetër, ekipi i Crotone nuk do ketë gati Di Carmine, për arsye dëmtimi.
Inter ka grumbulluar deri më tani 79 pikë, +11 pikë nga Atalanta. Crotone është e fundit në rënditje, me vetëm 18 pikë.