Interi përballet me Sassuolon të mërkurën, në kuadër të kampionatit italian. Në prag të kësaj përballje ka folur trajneri zikaltër, Conte. Ai e vlerëson rivalin, teksa e quan një ekip me identitet dhe karakteristika specifike. Tekniku kërkon nga të tijtë një sprint të fundit, që do i jepte atyre titullin kampion, pas shumë vitesh mungesë.
“Ne po përballemi me një ekip që ka një identitet dhe karakteristika shumë specifike. Për disa kohë, ata kanë punuar me Roberto De Zerbin, një trajner i shkëlqyeshëm.
Ne do të kemi nevojë për vëmendje të madhe, të respektojmë gjithçka dhe të gjithë, të përpiqemi të luajmë lojën tonë dhe të japim gjithçka edhe nesër.Kalendari?Ndikon si te ne, ashtu edhe te ekipet tjera. Ne jemi mësuar të luajmë me këto ritme, përtej rikuperimit, entuziazmit dhe dëshirës.Ne jemi duke bërë gjëra të rëndësishme, por rruga duhet të përfundojë” – tha ai.