Trajneri i Chelsea shprehet i bindur se skuadra e tij nuk është formuar ende, pasi i duhen të tjerë futbollistë. Këtë e ka shprehur në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku ka thënë se objektivat e skuadrës vështirësohen pa bërë merkaton e duhur.
“Mendoj se ne kemi nevojë për të nënshkruar me disa lojtarë. Kemi shumë pak lojtarë në mbrojtje dhe ne jemi duke punuar me klubin për të gjetur një zgjidhje. Ne vijmë pas një sezoni që nuk ishte aq i mirë, por po punojmë shumë për të përmirësuar situatën, por, nëse ju më pyesni mua, objektivi i vërtetë i kësaj skuadre tani është shumë i vështirë”.
“Ne kemi nevojë për të kaluar më shumë kohë që të ketë një përgjigje më të mirë ndeshje pas ndeshjes. Unë kam kontakt çdo ditë, por e kam diskutuar këtë me klubin. Ne duhet të gjejmë zgjidhje”.