Prej disa ditësh londinezët janë vënë në lëvizje për të bërë goditjen e madhe. Trajneri i Chelseas, Antonio Conte ka shprehur dëshirën për të afruar në ekip ish-lojtarin e tij gjatë kohës që drejtonte Juventusin. Bëhet fjalë për Artur Vidal, i cili aktualisht luan te Bayern Munich dhe londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për transferimin e tij.
Conte ka punuar së bashku me Vidal për tre sezone te Juventus, nga viti 2011 deri në vitin 2014. Si duket, tekniku italian ka nevojë për ndihmën e tij, ndaj dhe ka shprehur këtë dëshirë, e cila mund të kushtojë plot 70 milion euro.
Kujtojmë, që Juventus nga shitja e Vidal përfitoi 40 milionë euro,ndërkohë që gjermanët mund të përfitojnë thuajse dyfishin e kësaj shume.