Inter përballet nesër mbrëma në Dusseldorf me Leverksuen, në kuadër të 1/8 të Europa League. Trajneri Conte ka folur për mediet në prag të këtij 90 minutëshi, ku është shprehur se nuk ka favoritë. Gjithashtu, ai pohon se detajet shumë të rëndësishme.
”Duhet të qëndrojmë të bashkuar. Këto ndeshje shpesh vendosen nga detaje, kështu që fokusimi është kyç. Kjo skuadër duhet të fokusohet në atë që bën më mirë, të luajturit futboll.
Kjo është ëndrra e çdo trajneri.Këto janë ndeshje pa asnjë favorit, gjithçka mund të ndodhë nëse arrin në çerekfinale apo gjysëmfinale. Bajern Leverkusen është një ekip shumë i rrezikshëm me kundërsulme” – pohon Conte.