Manchester United është pranë nënshkrimit me Romelu Lukaku dhe Chelsea mund të mbetet ‘thatë’, pasi kujtomë se londinezët ishin favoritë për të marrë sulmuesin e Evertonit.
Në këto kushte, mes trajnerit Antonio Conte dhe drejtuesve të Chelsea ka pasur krisje.
Sipas tabloidit anglez ‘Daily Mirror’, gjithë ky mllef për merkaton e munguar mund të sjellë një divorc të bujshëm mes Contes dhe klubit londinez.
Tensionet e para nisën pasi tratativat për Alexis Sanchez dhe Virgil Van Dijk të Southampton nuk u konkretizuan me sukses.
Conte e konsideronte Lukakun një objektiv parësor për këtë merkato vere, por tashmë e sheh t’i largohet drejt rivalëve të Manchester United.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.