Një ditë për t’u harruar për portierin e Genoas, Federico Marchettin. Gardiani italian çoi makinën e tij Ferrari në një prej lavazhove të qytetit, por më pas i ndodhi e papritura.
Punonjësi i lavazhos pasi mbaroi me larjen vendosi ta kthente në qendrën stërvitore, por u përfshi në një aksident duke përplasur 5 makina të tjera. Për fatin e mirë, shoferi nuk pësoi asnjë dëm, por makina Ferrari e Marchetit u prish totalisht. Vlera e makinës arrin në shifrën e 300 mijë eurove dhe nevojitet një shumë e madhe për rregullimin e saj.