Çelsi do të futet përsëri në tratativa me Romën për të parë mundësinë e afrimit të Raxha Naingolan. Skuadra angleze e kërkoi edhe në verë mesfushorin belg, por presidenti i Romës, Palota nuk dha miratimin e tij për këtë transferim.
Antonio Konte është i gatshëm të dhurojë edhe Matiç në shkëmbim të Naingolan, plus edhe një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas të përditshmes belge, “Niewsblad”, mesfushori i verdhekuqve është i pakënaquar te Roma për arsye se nuk po i ofrohen kushtet ekonomike për rinovimin e kontratës së re.