Pas shumë vitesh negociatash të intensifikuara gjatë muajve të fundit, Real Madridi dhe Adidas kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit të tyre deri në vitin 2028.
Një marrëveshje shumë milionëshe euro do të bëhet zyrtare këtë javë dhe do të sponsorizojë fanellën e bardhë më të famshme në Botë. Nga ky bashkëpunim, Reali pritet të përfitojë rreth 120 milionë euro për sezon, një rekord botëror.
Është një marrëveshje e rëndësishme në aspektin ekonomik dhe të ardhura të jashtëzakonshme për klubin, i cili është në një epokë fantastike të zhvillimit.
Marrëdhënia mes Adidas dhe Real Madrid ka ekzistuar që nga viti 1998.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.