Kampionati
kinez është kthyer në një destinacion të preferuar për yjet e futbollit botëror.
Sipas “The Mirror”, në shënjestrën e klubeve kineze ka përfunduar
sulmuesi i Chelsea, Willian.
Bëhet fjalë për Shanghai Shenhua, e cila ka bërë një ofertë prej 20 milionë
eurosh për Chelsea, si dhe 12 milionë euro për lojtarin. Por, pavarësisht këtyre
tratativave, oferta u refuzua, duke treguar edhe njëherë që Willian është një
futbollist i preferuar në Londër dhe se nuk duan të heqin dorë kaq shpejt prej
tij.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.