Pavarësisht lajmit se Granit Xhaka do të transferohet te Arsenal, tifozët e ish-skuadrës së tij, Borussia Moenchengladbach, janë mbledhur në një numër të konsiderueshëm, ku mësohet të kenë qenë 50 mijë, për t’i dhënë përshëndetjen e fundit yllit shqiptar që luan për ngjyrat e “Helvetëve”. Si kapiten, 23-vjeçari gjatë katër viteve të fundit u formua si një ndër talentet më të mëdha botërore, pikërisht në klubin e Bundesligës. Ai u transferua në Arsenal për shumën prej 40 milionë eurove. Shefi sportiv i Gladbach, Max Eberl shpreson që Graniti të marrë pjesë edhe në ndeshjet kualifikuese për në Kupat e Evropës me klubin e tij. Takimi i lamtumirës do mbahet në mes të gushtit, ku rreth 50.000 tifozë do të vijnë në parkun e Borussias. Një ofertë që me siguri do e pranojë edhe Xhaka. Xhaka është bërë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Zvicrës, madje bindshëm. Ai pritet të udhëheq Zvicrën edhe në kualifikimet e Botërorit, derisa në ndeshjen ndaj Polonisë, ishte figura tragjike, duke mos arritur të shënojë nga penalltia.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.