Risitë në futbollin europian po shtohen nga dita në ditë. Pas vendimit për të shtuar një tjetër kompeticion të klubeve, një version i ri po qarkullon këto ditë në mediat britanike.
Sipas “London Evening Standard” finalja e Champions League brenda pak vitesh mund të luhet në New York për herë të parë jashtë kontinentit. Jaume Roures, shefi i kompanisë televize që transmeton ndeshjes e Champions League deklaroi për radion e Katalunjës se një debat i tillë ka kohë që është hapur.
“Bisedimet janë duke vazhduar për mundësinë e zhvillimit të finales së Champions League në SHBA”, u shpreh Roures.
Mendohet se finalja e fundit që do të luhet në kontinentin europian do të jetë e vitit 2020 ose e vitit 2021.